Bota

Boris Johnson prezanton kabinetin qeverisës, largon të gjithë “të besuarit” e Theresa May

25 Korrik 2019, 07:14 Nga DOSJA
Boris Johnson prezanton kabinetin qeverisës, largon të gjithë

BRITANI E MADHE- Boris Johnson që prej ditës së djeshme është zyrtarisht Kryeminsitër i ri i Anlgisë. Pas votbesimit brenda partisë së tij, Johnson mori dhe konfirmimin para Mbretëreshës së Britanisë dhe tashmë mund të vijojë punën i qetë.

Por që në fillim të punës ai ka bërë një ndryshim në kabinetin e qeverisë. Pas betimit para Mbretëreshës, Kryeminsitri i ri ka bërë publik dhe emrat e rinj me të cilët do të qeverisë deri në përfundim të mandatit.

KABINETI I RI

Stephen Barclay: Sekretari i Brexit (ruan postin)

Michael Gove: Kancelari i Dukatit të Lancaster, dhe planifikimi i Brexit

Ben Wallace: Ministër i Mbrojtjes

Liz Truss: Sekretari i Tregtisë Ndërkombëtare

Matt Hancock: Sekretari i Shëndetësisë (ruan postin)

Gavin Williamson: Sekretar i Arsimit

Nicky Morgan: Sekretar i Kulturës

Andrea Leadsom: Sekretari i Biznesit

Amber Rudd: Sekretari i punës dhe Pensioneve (ruan postin)

Jacob Rees-Mogg: Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve

Siç shihet Johnson ka bërë shumë ndryshime në kabinet dhe mban vetëm 3 nga njerëzi e Theresa May. Kjo e fundit u largua me dëshirën e saj nga posti i Kryeministrit pasi dështoi në marrëveshjen për daljen e Britanisë nga BE. Kryeminsitri i ri ësthë shprehur i bindur se shumë shpejt vendi i tij do jetë jetë jashtë unionit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit qeveria e re e anglise theresa may boris johnson brexit qeveria e re e anglise theresa may

Sondazh

Poll