Bota

Me stemën e Rusisë në sfond dhe shkopat e golfit në vend të shigjetave, Donald Trump turpërohet publikisht

25 Korrik 2019, 09:49 Nga DOSJA
Me stemën e Rusisë në sfond dhe shkopat e golfit në vend

Donald Trump mbajti një fjalim në një samit të studentëve të organizuar nga grupi konservator “Turnin Point USA”. Presidenti qëndroi stoik, por nuk e kishte idenë se çfarë po kurdisej pas tij.

Të gjithë kanë kapur detajet e çuditshme që po bën xhiron në rrjet. Një shqyrtim i plotë nga Washingtion Post, mbi stemën e vendosur në sfond, teksa lideri i SHBA-së mban fjalimin, ka zbuluar detaje të çuditshme në imazh.

Së pari, shqiponja nuk ka një, por dy koka duke e bërë atë të duket më shumë si stema e Rusisë. Dhe në vend të mbajtjes së shigjetave, siç bën zogu në vulën amerikane, po mban shkopat e klubeve të golfit.

Me fjalë të tjera, një simbol krenar presidencial u ripërpunua për të turpëruar Trumpin mbi dy prej objektivave më të mëdhenj të kritikave anti-Trump, përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe golfit të tepruar. Kjo stemë e çuditshme u shfaq pas presidentit dhe e panë të gjithë.

Se si ndodhi kjo, mbetet një mister! Washington Post foli me një përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, i cili tha se zyrtarët nuk e kishin parë imazhin paraprakisht. Një zëdhënës për Turning Point USA, ndërkohë, i tha gazetës se ai ishte i tronditur në lidhje me origjinën e imazhit, duke e karakterizuar atë si “një gabim të minutës së fundit”. “Nuk mund ta kuptoj se kush e ka bërë ende”, -tha zëdhënësi, duke shtuar se nuk e dinte se prej nga kishte ardhur imazhi.

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump klubi i golfit lideri i shba-së stema ruse trump turpërohet donald trump klubi i golfit lideri i shba-së stema ruse trump turpërohet

Sondazh

Poll