Bota

Sulme të rënda në Afganistan, humbin jetën 50 persona

25 Korrik 2019, 10:20 Nga DOSJA
Sulme të rënda në Afganistan, humbin jetën 50 persona

Afganistan: Nga disa sulme që ka ndodhur në Afganistan kanë humbur jetën 50 persona.

Mësohet se një shpërthim ka ndodhur në lindje të Kabulit më 25 korrik kanë lënë tetë persona të vdekur. Mes tyre ka pasur edhe fëmijë dhe gra.  Ndërsa 27 persona tjerë janë plagosur në shpërthime, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar.

Në shpërthimin e parë është përfshirë një sulmues vetëvrasës në një motoçikletë që është përplasur me një autobus, derisa i dyti ka ndodhur në zonën e njëjtë. Sulmi i tretë është kryer me makinë-bombë.

Duhet  të themi se javë e fundit është shtuar shumë dhuna në Afganistan, pasi forcat afgane ashtu edhe militantët talibanë tentojnë të rrisin ndikimin e tyre në bisedimet për paqe.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota humbin jetën 50 persona sulme të rënda në afganistan humbin jetën 50 persona sulme të rënda në afganistan

Sondazh

Poll