Bota

Ish-kandidatja presidenciale goditet me "breshëri vezësh", Marine Le Pen rrethohet menjëherë nga sigurimi

Mes publikut, siç shihet në disa imazhe që janë regjistruar ka dalë një person i cili ka nisur të hedhë vezë që kanë goditur lideren francez.

4 Qershor 2022, 14:38 Nga DOSJA
Ish-kandidatja presidenciale goditet me "breshëri vezësh",
Marine Le Pen

FRANCË- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë dhe ish-kandidatja për presidencën franceze Marine Le Pen u prit sot nga "disa vezë" të hedhura gjatë një vizite në Francën veriore. Me të mbërritur në Saint-Amand-les-Eaux në veri të vendit, Le Pen po ecte përpara dhjetëra njerëzve që ishin mbledhur në rrugën e saj.

Mes publikut, siç shihet në disa imazhe që janë regjistruar ka dalë një person i cili ka nisur të hedhë vezë që kanë goditur lideren francez.

Menjëherë pas kësaj, ekipi i sigurisë së ish-kandidates presidenciale e rrethoi atë ndërsa nga turma u dëgjuan fyerje kundër Le Pen dhe nënës së saj, sipas dëshmitarëve okularë.

Nga ana e tij, deputeti dhe zëdhënësi i Shoqatës Kombëtare, Sebastien Chenu, e ka cilësuar incidentin si një gjest “frike” dhe ka vënë në dukje se më në fund Le Pen ka mundur ta zhvillojë takimin e saj me mbështetësit “pa asnjë problem”. Në të njëjtën linjë, zëvendës delegati i departamentit të formacionit, Joshua Hochart, ka theksuar se individi me sa duket ishte ndaluar nga oficerët e policisë.

Sondazh

Poll