Bota

U godit në qafë nga një 23-vjeçar “në emër të Allahut”, vdes nga plagët mjeku francez

Ai u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë pasi kishte pësuar disa plagë me thikë dhe ishte goditur në zonën e qafës. Ai ishte në arrest kardiak në momentin e trajtimit të tij nga shërbimet e urgjencës.

4 Qershor 2022, 13:49 Nga d.a
U godit në qafë nga një 23-vjeçar “në emër
Viktima

FRANCË- Një burrë i goditur me thikë përpara shkollës së mesme katolike private Sévigné në Marsejë të Francës rreth orës 18:00 më 10 maj, kur ai shkoi të merrte fëmijët e tij, vdiq nga plagët e tij.

Ai u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë pasi kishte pësuar disa plagë me thikë dhe ishte goditur në zonën e qafës. Ai ishte në arrest kardiak në momentin e trajtimit të tij nga shërbimet e urgjencës.

23-vjeçari që e sulmoi, bërtiti se ai ka vepruar “në emër të Allahut”, me sa duket duke ndjekur urdhrin e Kuranit 47:4 i cili thotë: “Kur të takoni jobesimtarët, goditni në qafë”.

Viktima, mjek ushtarake, la pas gruan e tij dhe tre fëmijë.

Sondazh

Poll