Bota

Zelenskyy i kërkon kryebashkiakëve amerikanë të ndërpresin lidhjet e ‘binjakëzimit’ me Rusinë

Chicago dhe Albany kanë njoftuar të dy pezullime të përkohshme të marrëdhënieve

4 Qershor 2022, 14:08 Nga DOSJA
Zelenskyy i kërkon kryebashkiakëve amerikanë të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje kryebashkiakëve amerikanë që të ndërpresin lidhjet me qytetet ruse me të cilat kanë marrëdhënie “binjakëzimi”.

"Tiranët nuk duhet të lejohen të gëzojnë lidhje me botën e lirë. Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë. Por ato i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pas fillimit të një lufte të tillë. Disa nga raketat më vdekjeprurëse ruse janë projektuar dhe prodhuar në Yekaterinburg. I cili, meqë ra fjala, është ende një qytet i binjakëzuar i San Jose," tha Zelenskyy.

Sipas BBC, ai dha shembujt e Çikagos, i cili emërton Moskën si një qytet i "binjakëzuar" si dhe Jacksonville dhe Murmansk, San Diego dhe Vladivostok, si dhe Albany dhe Tula. 

Zelenskyy gjithashtu u bëri thirrje kryebashkiakëve që të përfshijnë qytetet e tyre në përpjekjet e rindërtimit në Ukrainë.

Sondazh

Poll