Bota

Temperaturat e larta, zjarr në Ano Glyfada të Greqisë, 10 makina zjarrfikëse dhe dy helikopterë

Sipas një informacioni zyrtar nga Brigada e Zjarrfikësve, në zonë po operojnë dhjetë automjete me njëzet zjarrfikës, dy avionë CL-415 dhe një helikopter, ndërsa asnjë zonë banimi nuk rrezikohet.

4 Qershor 2022, 13:41 Nga d.a
Temperaturat e larta, zjarr në Ano Glyfada të Greqisë, 10 makina
Zjarr ne Greqi

GREQI- Një zjarr ka rënë pasditen e së shtunës në Ano Glyfada, në kufi me Ymittos, në zonën e Pournarit në Greqi ku rrezikon të përhapet në banesat që ndodhen pranë.

Sipas një informacioni zyrtar nga Brigada e Zjarrfikësve, në zonë po operojnë dhjetë automjete me njëzet zjarrfikës, dy avionë CL-415 dhe një helikopter, ndërsa asnjë zonë banimi nuk rrezikohet.

Zjarri ka rënë në ambient të hapur në fund të rrugës Metsovo pranë zonës së Pournari Glyfada, ndërsa janë mobilizuar forcat tokësore dhe ajrore.

Sipas asaj që i tha SKAI kryebashkiaku i Glyfada, George Papanikolaou, zjarri ka nisur nga një nënstacion i HEDNO në këmbët e Ymittos, në fund të rrugës Metsovou.

Sondazh

Poll