Bota

Alarm për bombë në Londër, një automjet i dyshimtë në sheshin ku po mbahen festimet për Mbretëreshën

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke evakuuar qytetarët dhe turistët dhe duke i paralajmëruar që të mos afrohen.

4 Qershor 2022, 13:54 Nga DOSJA
Alarm për bombë në Londër, një automjet i dyshimtë
Alarmi ne Britani

BRITANI- Një alarm në policinë britanike është dhënë më herët gjatë ditës së sotme, pasi një automjet i dyshimtë ndodhej në sheshin Trafalgar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke evakuuar qytetarët dhe turistët dhe duke i paralajmëruar që të mos afrohen.

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan një "shp

ërthim të madh". Më herët policia britanike ka kryer një shpërthim të kontrolluar të objektit të dyshuar, sipas raportimeve.

Informacionet e para flasin për një automjet të dyshimtë që ndodhej në një pikë turistike në “zemër” të Londrës. Policia tha se ra alarmi por pa dhënë detaje të tjera. Operacioni përfundoi dhe qarkullimi në shesh po rikthehet gradualisht. 

“Inspektimi nga autoritetet ka përfunduar dhe sheshi do të hapet në kohën e duhur”, tha policia e Londrës në Twitter.

Një zëdhënës i policisë tha më herët se një numër kontrollesh ishin kryer në zonën turistike, e cila është pak larg nga vendi ku po mbahet sot një koncert jashtë Pallatit Buckingham si pjesë e festimeve për jubileun e Mbretëreshës Elizabeth.

Sondazh

Poll