Aktualitet

Presidenti Meta ka marrë pjesë në konferencën e Forumit Ekonomik 'Maltepe' në Turqi

Ai ka shkruar se në konferencë kanë diskutuar për çështjet mb sigurinë europiane dhe ndërkombëtare

4 Qershor 2022, 10:59 Nga DOSJA

Presidenti Meta ka marrë pjesë në konferencën e Forumit

TURQI- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Turqi ka marrrë pjesë në konferencën e Forumit Ekonomik 'Maltepe'. Presidenti ka postuar në faqen e tij të Facebook-ut, se ndihet i nderuar që ka marrë pjesë në atë forumë.

Ai ka shkruar se në konferencë kanë diskutuar për çështjet mb sigurinë europiane dhe ndërkombëtare. Në fotografitë e mëposhtme shihet presidenti në konferencë në pjesëmarjen e forumit, flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë janë venndosur përkrahë njëri-tjetrit në krye të sallës.

"I nderuar të marr pjesë në konferencën e rëndësishme Maltepe Economic Forum "Türkiye and EU in the Neë Era" për të shkëmbyer pikëpamjet mbi çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë europiane dhe ndërkombëtare në ditët e sotme," ka shkruar presidenti Meta.

 

 

 

 

Sondazh

Poll