Aktualitet

HARTA/Temperatura përvëluese, sot shkojnë deri në 36°C, parashikimi i motit

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

4 Qershor 2022, 07:14 Nga DOSJA
HARTA/Temperatura përvëluese, sot shkojnë deri në 36°C,
Moti

TIRANË- Java mbyllet me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Sondazh

Poll