Aktualitet

Hapet Kopshti Zoologjik në Tiranë, Rama e Veliaj në inagurim, kryeministri: Hapësirë e rilindur

Kryeministri e konsideroi Kopshtin Zoologjik si dhuratën më të bukur për fëmijët dhe një hapësirë të rilindur dhe më modernet në rajon.

4 Qershor 2022, 09:26 Nga DOSJA
Hapet Kopshti Zoologjik në Tiranë, Rama e Veliaj në inagurim,
Rama dhe Veliaj

TIRANË- Sot është hapur Kopshti i ri Zoologjik, ku në inagurimin e tij morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj. Teksa lëviznin nëpër kopësht Veliaj i prezantoi Ramës të gjitha hapësirat e ndara, të cilat do të jenë të përkushtuara për të vegjlit dhe nuk do të fokusohen vetëm në vizitën e kafshëve. Kryeministri e konsideroi Kopshtin Zoologjik si dhuratën më të bukur për fëmijët dhe një hapësirë të rilindur dhe më modernet në rajon.

Mirëmëngjesi dhe me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur.’- shkroi Rama.

Parku Zoologjik në Tiranë është hapur në vitin 1971. Gjendet pranë Kopshtit Botanik, në fund të digës së liqenit artificial të Tiranës, e quajtur shëtitorja "Lasgush Poradeci". Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 5,97 hektarësh, nga të cilat 4,35 hektarë janë sipërfaqe e gjelbër, 1,3 hektarë janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël me ujë. Veçanërisht pas viteve 90‘, ka pasur një pakësim të ndjeshëm të kafshëve të egra, derisa në vitin 2015 u mbyll përfundimisht. 

Sondazh

Poll