Aktualitet

VIDEO/Zbulohet nga droni duke ujitur kanabisin, arrestohet 45-vjeçari në Krujë

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë në bazë të finalizimit të operacionit 'Bruz Zalli', ku me anë të një droni u zbulua 45-vjeçari duke ujitur bimët narkotike.

4 Qershor 2022, 09:19 Nga DOSJA
VIDEO/Zbulohet nga droni duke ujitur kanabisin, arrestohet 45-vjeçari
Pamje nga aksioni i policisë

KRUJË- Policia e Krujës ka vënë në pranga 45-vjeçarin S.H si dhe bashkëpunëtorin e tij 39-vjeçari pasi u kapën në flagrancë duke ujitur bimët e dyshuara si lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë në bazë të finalizimit të operacionit 'Bruz Zalli', ku me anë të një droni u zbulua 45-vjeçari duke ujitur bimët narkotike.

Pas kontrollit policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike të llojit kanabis si dhe ka asgjesuar me anë të djegies 62 bimë të tjera.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bruz Zalli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Evidentohet nga droni duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Në pranga edhe një 39-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 45-vjeçarit.

Gjatë kontrollit sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike kanabis, në formë boçesh.

Asgjësohen me anë të djegies 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në territotin e fshatit Rranze, kishte të kultivuara bimë narkotike, shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bruz Zalli”, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e territorit.

Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi S. H., i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi N. A., banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 45 vjeç dhe N. A., 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll