Aktualitet

Hapet sot Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë, risitë dhe hapësirat në dispozicion të qytetarëve

Kopshti Zoologjik nuk do të jetë vetëm një hapësirë për t'u njohur me kafshët por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme.

4 Qershor 2022, 09:00 Nga DOSJA
Hapet sot Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë, risitë dhe
Kopshti Zoologjik

TIRANË- Sot do të hapet Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë duke ndryshuar edhe rrjedhën e qarkullimit në këtë zonë të kryeqytetit.  Kopshti Zoologjik nuk do të jetë vetëm një hapësirë për t'u njohur me kafshët por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme.

Kopshti do të ketë hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

Me këtë rast dhe me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa për ndryshimin e lëvizjes së tyre. Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë, e gjitha sqarohet edhe në hartën e mësipërme.

Sondazh

Poll