Aktualitet

Deklarim të rremë dhe falsifikim dokumeshtesh, SPAK merr si të pandehur komisioneren e KPK-së Etleda Çiftja

Çiftja do të dalë para bankës së të akuzuarve pas gjyqtarëve të Kolegjit të Psaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Ndërkohë pas kërkesë së SPAK-ut pritet që Çiftja të pezullohet nga detyra për të vijuar pëeballjen me drejtësinë.

4 Qershor 2022, 10:11 Nga DOSJA
Deklarim të rremë dhe falsifikim dokumeshtesh, SPAK merr si të
Etleda Çiftja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka marrë të pandehur komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja pasi akuzohet për deklarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh.

Çiftja do të dalë para bankës së të akuzuarve pas gjyqtarëve të Kolegjit të Psaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Ndërkohë pas kërkesë së SPAK-ut pritet që Çiftja të pezullohet nga detyra për të vijuar pëeballjen me drejtësinë.

Kujtojmë se në muajin shkurt, pak ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK, anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Ardian Hajdari është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Gjyqtarëve. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.

Çiftja është diplomuar  si juriste vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ajo ushtron detyrën si juriste prej 16 vitesh dhe është specializuar kryesisht në sektorin e pronave, ndërtimit dhe kuadrit rregullator për licensat dhe lejet. Ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001.

Për periudhën 2001- 2009, Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”, në fushën e telekomunikacionit.

Sondazh

Poll