Aktualitet

Begaj nën hetim, çfarë thotë SPAK, shkresa e 23 majit: Kemi regjistruar dy procedime

Kreu i SPAK, Arben Kraja konfirmon se ka nisur hetimet kundrejt Begajt.  

4 Qershor 2022, 00:39 Nga DOSJA
Begaj nën hetim, çfarë thotë SPAK, shkresa e 23 majit:
Bajram Begaj

TIRANË- Bajram Begaj pret të ulet në kollutukun e Presidentit, por ka ende ‘hesape’ të pambyllura me drejtësinë. Konkretisht, Dosja.al ka mësuar se vetëm 10 ditë para prezantimit të tij si kandidat për Kryetar Shteti nga socialistët, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar padinë e dorëzuar nga Artur Meçollari që e akuzon Begajn për ndërtime në dy baza ushtarake, në Sarandë dhe në Shëngjin. Në shkresën e siguruar nga Dosja.al drejtuar paditësit Artur Mecollari, më datë 23 maj, Kreu i SPAK, Arben Kraja konfirmon se ka nisur hetimet kundrejt Begajt.  

Shkresa e SPAK:

Në përgjigje të kërkesës tuaj protokolluar pranë zyrës tonë me nr.3754 datë 06.05.2022 lidhur me informacionin e kërkuar ju bëjmë me dije se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar dy procedime penale mbi bazën e kallëzimeve të bërë nga ana juaj, konkretisht procedimet penale 108/2021 dhe 109/2021, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" i parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Aktualisht këto procedime penale ndodhen në fazën e hetimeve paraprake dhe aktet e hetimit janë sekret hetimor referuar nenit 279 të Kodit të Procedurës Penale. Në përfundim të hetimeve paraprake, do të njoftoheni sipas të drejtave që parashikon K.Pr.Penale për subjektet kallëzues. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, drejtuesi i Prokurorisë Arben Kraja.

Begaj nën hetim, çfarë thotë SPAK, shkresa e 23 majit:
Shkresa e SPAK

Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se SPAK ka mbledhur informacion nga institucionet përkatëse gjatë kësaj kohe, por nuk dihet nëse Begaj është thirrur për të dëshmuar apo jo.

Dosja.al publikoi të plotë sqarimin mbi skandalin e përmasave të mëdha, ku një nga protagonistët kryesorë sipas akuzës që ngrihet nga ish-zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është edhe kandidati i propozuar nga Partia Socialiste për postin e Presidentit, Bajram Begaj. Cështja për të cilën akuzohet Begaj lidhet me disa ndërtime në dy baza ushtarake, në Sarandë dhe në Shëngjin. Në interpelancën e fundit në Kuvend, ministri Niko Peleshi tha se ka patur një kontratë për dhënie të pronës tek një kompani private në bazën e Kuçovës por është anuluar. Në rastin e Shëngjinit, akuza e Meçollarit përfshin Begajn dhe ministren Olta Xhaçka, që sipas tij në bazën Detare të Shëngjinit është ndërtuar një godinë nga privatët.

Sondazh

Poll