Aktualitet

Lala: Dumani tregoi bankat ku janë derdhur paratë, dreka e darka me politikanë

Sipas Lalës, ajo që është zbardhur është një pjesë e vogël e dëshmisë.

3 Qershor 2022, 22:49 Nga F.M
Lala: Dumani tregoi bankat ku janë derdhur paratë, dreka e darka me
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. E ftuar në “Politiko”, Lala tha se Dumani ka rrëfyer dreka e darka që janë konsumuar me politikanë e jo vetëm. Sipas gazetares, Dumani ka treguar edhe bankat ku janë derdhur paratë për pagesa të ndryshme.

“Dy apo tre emrat që janë përmendur janë vetëm një pjesë e atyre që ka thënë Dumani, ai ka treguar për pagesat e bëra, bankat në të cilat janë bërë derdhjet e llogarive, pagesat. Ai madje ka treguar edhe për dreka e darka me eksponentë të politikës,”- tha Lala ndër të tjera.

Sondazh

Poll