Politike

Edi Paloka: Do votojmë kundër Bajram Begajt si president

Edi Paloka tha se demokratët do të votojnë kundër, ashtu siç edhe njoftoi Sali Berisha.

3 Qershor 2022, 20:14 Nga DOSJA
Edi Paloka: Do votojmë kundër Bajram Begajt si president
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëherazi edhe deputet, Edi Paloka ka reaguar për herë të parë për kandidimin e Bajram Begajt në krye të Presidencës. Në një reagim për News24, Paloka tha se demokratët do të votojnë kundër, ashtu siç edhe njoftoi Sali Berisha.

“Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës,”- tha ai.

Nesër, Enkelejd Alibeaj nuk do të marrë pjesë në votimin e presidentit të ri Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, presidenti do të jetë zgjatimi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama, ndaj ka vendosur që të bojkotojë. Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur që të marrë pjesë në procesin e nesërm, duke paralajmëruar megjithatë se do të votojë kundër çdo kandidati që do të hedhë për votim maxhoranca dhe Edi Rama.

Sondazh

Poll