Politike

Rama propozoi Bajram Begajn, ja si e pret Partia Demokratike (REAGIMI)

Genc Pollo është pjesë e grupit të deputetëve të "Rithemelimit" që drejtohen nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

3 Qershor 2022, 20:00 Nga f.g
Rama propozoi Bajram Begajn, ja si e pret Partia Demokratike (REAGIMI)
Bajram Begaj

TIRANE- Partia Demokratike nuk e pranon emrin e Bajram Begajt në krye të Presidencës. Në një reagim të fundit, deputeti Genc Pollo shkruan në rrjetet sociale se Begaj ka përgjegjësi për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura që drejtoheshin prej tij. Genc Pollo është pjesë e grupit të deputetëve të "Rithemelimit" që drejtohen nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

REAGIMI I PARE:

B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura!
Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!!
As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota. 

(f.g/dosja.al)

Sondazh

Poll