Bota

Kishte mosmarrëveshje financiare, 35-vjeçari futet me shkop në godinën e radios në Greqi

3 Qershor 2022, 14:45 Nga DOSJA
Kishte mosmarrëveshje financiare, 35-vjeçari futet me shkop në
ERT

GREQI- Paniku mbizotëroi pasditen e sotme në ambjentet e Radios në Agia Paraskevi për shkak të një burri të tërbuar që u përpoq të pushtonte ndërtesën.

Sipas mediave greke, një i ri rreth 35 vjeç, duke drejtuar makinën e tij, ka hyrë në parkingun e radios, duke shkelur përfunduar në ambjentet e lokalit. Më pas ai ka zbritur nga makina me një shkop në dorë dhe tentoi të hynte në ndërtesë.

Menjëherë është mobilizuar roja i godinës që ka ndërhyrë, ku për pasojë e kanë ndaluar dhe i kanë rrëmbyer shkopin nga dora. Më pas është njoftuar policia, ku në vendngjarje kanë mbërritur disa oficerë.

Sipas informacioneve, burri dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje financiare nga një bashkëpunim që ka pasur më parë me ERT-në.

Sondazh

Poll