Bota

E masazhonin teksa ai shihte video porno, arrestohet trajneri në Greqi pas denoncimit të 8 nxënësve

Tetë studentë, mes të cilëve shtatë djem dhe një vajzë, kanë shkuar në komisariatin e Lassithit dhe janë ankuar se trajneri i tyre 46-vjeçar, përveçse i ka trajtuar në mënyrë fyese dhe përçmuese, i ka bërë ta masazhojnë teksa ai shikonte pornografi në celularin e tij.

3 Qershor 2022, 14:09 Nga DOSJA
E masazhonin teksa ai shihte video porno, arrestohet trajneri në Greqi pas
Foto ilustruese

GREQI- Komuniteti vendas i Kretës është tronditur nga arrestimi i një prej trajnerëve më të njohur të sporteve marciale pasi akuzohet për sjellje të papërshtatshme ndaj nxënësve të tij të mitur.

Sipas informacioneve të cretapost, tetë nxënës, mes të cilëve shtatë djem dhe një vajzë, kanë shkuar në komisariatin e Lassithit dhe janë ankuar se trajneri i tyre 46-vjeçar, përveçse i ka trajtuar në mënyrë fyese dhe përçmuese, i ka bërë ta masazhojnë teksa ai shikonte pornografi në celularin e tij.

Siç u ankuan të 8 fëmijët, ai ishte vetëm me të brendshme kur i bënin masazh dhe shikonte materiale pornografike. Këto situata cilësohen si të shpalosura kryesisht gjatë stërvitjeve të trajnerit dhe sportistëve të tij në kuadër të lojërave jashtë Kretës.

Në fakt, kjo nuk kishte ndodhur vetëm një herë, por ndodhi shumë shpesh që nga viti 2014 deri në vitin 2021. Në të njëjtën kohë, vajza që aktualisht është 20 vjeçe u ankua se në vitin 2017 (kur ishte 17 vjeç) trajneri 46-vjeçar e rrahu.

Pas denoncimeve, efektivët e policisë kanë vijuar dje në kontrollin e shtëpisë së tij dhe kanë gjetur një armë dhe e kanë vën në pranga. 

Sondazh

Poll