Kurti nga Bratisllava: Serbia nuk pranon të njohë Kosovën dhe krimet e kryera gjatë luftës
Kurti BRATISLAVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të forumi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 2 qershor se Moska tani kontrollon 20 për qind të territorit ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën e ka aneksuar më 2014.
UKRAINË- Kombet e Bashkuara thanë se pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës është shkelje e Kartave të OKB-së dhe se konflikti, që tani ka hyrë në ditën e 100-të, “ka marrë jetën e një numri të papranueshëm” të njerëzve.
“Kjo luftë nuk do të ketë fitues. Në vend të kësaj, ne kemi qenë dëshmitarë se çfarë është humbur këto 100 ditë: jetë, shtëpi, punë dhe prospekte”, tha Amin Awad, ndihmëssekretar i Përgjithshëm dhe koordinator i OKB-së për krizën në Ukrainë.
“Kjo luftë ka marrë jetën e një numri të papranueshëm të njerëzve dhe prekur pothuajse të gjitha aspektet e jetës civile”, shtoi Awad.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 2 qershor se Moska tani kontrollon 20 për qind të territorit ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën e ka aneksuar më 2014.
“Në këto 100 ditë, pothuajse 14 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë, shumica prej të cilëve janë gra dhe fëmijë”, u tha në deklaratën e OKB-së.
OKB-ja tha se po punon për të kufizuar ndikimin “shkatërrues të luftës në sigurinë ushqimore duke tentuar që të zhbllokojmë eksportet kritike të drithërave”.
Çmimet ushqimore janë rritur për shkak të rënies së eksporteve nga Ukraina, e cila është një prej prodhueseve më të mëdha në botë.
“Përpjekjet tona të pareshtura për përgjigje ndaj ndikimit shkatërrues të luftës do të vazhdojnë”, u tha në deklaratë.
“Por, mbi të gjitha na duhet paqe. Lufta duhet të përfundojë tani”./REL/
Kurti BRATISLAVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të forumi...
Foto ilustruese TURQI- Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 73.5 për qind në maj, që është niveli më i lartë ...
Foto ilustruese GREQI- Komuniteti vendas i Kretës është tronditur nga arrestimi i një prej trajnerëve më të njohur t&eum...
Aksidenti ne Gjermani GJERMANI- Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një tren doli nga shinat n&eum...
Sherri ne Prishtine KOSOVË- Gjatë mbrëmjes së djeshme disa të rinj kanë sulmuar një taksist duke tentuar t'i hapin der&e...
Kishe Kisha Ortodokse Serbe ka ngritur zërin, se policia e Kosovës nuk i lejoi disa klerikë serbë që të mbajnë një ...
Foto ilustruese Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte. Në njoftimin e Policis&e...
Osmani dhe Blinken SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është pritur në nj&eum...
Delfini në brigjet e Detit të Zi UKRAINË- Studiuesit në Parkun Natyror Tuzlivski lymany në rajonin Odesa në Ukrainë...
Zelenskyy UKRAINË- Në Kiev, presidenti i Ukrainës Zelenskyy ka shënuar ditën e 100-të të luftës me një video p...