Bota

Studiuesit: Delfinët e Detit të Zi po vriten nga sonarët ushtarakë

Disa deflinë të plagosur ose të ngordhur dalin në brigjet e Detit të Zi pasi janë lënduar ose vrarë nga bombat ruse.

3 Qershor 2022, 13:32 Nga DOSJA
Studiuesit: Delfinët e Detit të Zi po vriten nga sonarët
Delfini në brigjet e Detit të Zi

UKRAINË- Studiuesit në Parkun Natyror Tuzlivski lymany në rajonin Odesa në Ukrainën jugperëndimore kanë deklaruar se Delfinët në Detin e Zi po ngordhin.

Sipas Sky News, disa deflinë të plagosur ose të ngordhur dalin në brigjet e Detit të Zi pasi janë lënduar ose vrarë nga bombat ruse. Studiuesit Ivan Rusev tha se të paktën gjashtë delfinë janë gjetur në breg brenda kufijve të parkut.

"Që nga fillimi i luftës së Detit të Zi pranë Odesa-s, qindra delfinë të ngordhur janë gjetur,”- tha ai në një postim në Facebook. 

Atanas Rusev, kreu i fushatës bullgare “Save the Dolphins” tha në Facebook se ka pasur disa raste të delfinëve të bllokuar në deltën e lumit Ropotamo, i cili të çon në Detin e Zi. 

“Disa delfinë nuk ishin në gjendje të lundronin dhe ishin shumë të dobët. Disa nga delfinët kishin djegie nga shpërthimet e bombave ose minat. Imagjinoni një delfin me një djegie të zgjatur… sipas ekspertëve që i ekzaminuan ata, delfinët nuk ishin në gjendje të hanin për të paktën 10 ditë. Ata që nuk u dogjën u plagosën rëndë”- tha ai, duke shtuar se delfinët e plagosur dhe të ngordhur janë larë në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Disa studime në të kaluarën kanë konfirmuar se hidrolokatorët ushtarakë janë të dëmshëm për jetën detare dhe shumë ushtarakë kanë miratuar masa lehtësuese për të mbrojtur kafshët e egra.

 

Sondazh

Poll