Bota

Kurti nga Bratisllava: Serbia nuk pranon të njohë Kosovën dhe krimet e kryera gjatë luftës

Kurti gjatë fjalës së tij tha se Serbia shprehet se kurrë nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës dhe nuk i pranon krimet që ka bërë në Kosovë gjatë luftës.

3 Qershor 2022, 14:32 Nga DOSJA
Kurti nga Bratisllava: Serbia nuk pranon të njohë Kosovën dhe
Kurti

BRATISLAVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të forumit “GLOBSEC” në Sllovaki.

Kurti gjatë fjalës së tij tha se Serbia shprehet se kurrë nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës dhe nuk i pranon krimet që ka bërë në Kosovë gjatë luftës.

Në procesin e bisedimeve me Serbinë kam qenë i angazhuar dhe konstruktiv neve na nevojitet një dialog parimor mes dy palëve të barabarta për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve që ka në qendër njohjen reciproke.Fatkeqësisht Serbia thotë se nuk e njeh kurrë Kosovën, dhe rrjedhimisht nuk i pranon krimet që i ka bërë në Kosovë. Për të qenë i sinqertë, e dyta na ofendon dhe na lëndon më shumë.  19 shtete demokratike të NATO-s u bashkuan për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ata kishin kundërshtime në shtetet e veta por vepruan”, u shpreh Kurti.

Më tje duke folur për iniciativën e Ballkanit të Hapur, Kurti ritheksoi dhe njëherë qëndrimin e tij kundër dhe tha se Kosova është e hapur ndaj Procesit të Berlinit.

Megjithatë ne po provojmë shumë në Bruksel që të arrijmë marrëveshje kur vjen puna te targat dhe energjinë elektrike në veri si dhe të zhdukurit nga lufta e fundit. Kosova është storje suksesi i njerëzve liridashës të Kosovës. Ne jemi falënderues ndaj shteteve perëndimore. Ballkani Perëndimor është i hapur ndaj BE-së, NATO-s, SHBA-së, por ne nuk mendojmë se duhet të hapemi ndaj fuqive të lindjes, ne përkrahim Procesin e Berlinit i cili po përkrahet sërish nga kancelari Olaf Scholz”, u shpreh ai.

Të ftuar tjerë në panel ishin Emisari i BE-së, Lajcak, presidenti malazez Gjukanoviq, kryeministri maqedonas Kovaqevski dhe Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Sondazh

Poll