Bota

Sulm brenda kishës në SHBA/ Dy viktima, autori i jep fund jetës së tij

Personi i cili vrau dy gratë në momentin kur ato po dilnin nga kisha pasi kishin qenë pjesë e një ceremonie funerale në Racine, Wisconsin.

3 Qershor 2022, 08:50 Nga DOSJA
Sulm brenda kishës në SHBA/ Dy viktima, autori i jep fund jetës
Familjarët e viktimave në SHBA

SHBA- Një burrë në SHBA ka qëlluar dhe vrarë dy gra në parkingun e një kishe në loëa dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Kjo ka tronditur SHBA-në pasi vjen pas një seri sulmesh kohët e fundit.

Personi i cili vrau dy gratë në momentin kur ato po dilnin nga kisha pasi kishin qenë pjesë e një ceremonie funerale në Racine, Wisconsin.

Sipas the Guardian, të shtënat në Iowa ndodhën të enjten pak pasi presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbi dhunën me armë pas të shtënave masive në Buffalo, Nju Jork, Uvalde, Teksas dhe Tulsa, Oklahoma, javët e fundit.

Biden i kërkoi Kongresit të ndalojë shitjen e armëve sulmuese, të zgjerojë kontrollet dhe të zbatojë masa të tjera të kontrollit të armëve për të adresuar të shtënat masive.

Sondazh

Poll