Aktualitet

DETAJE/ Punonte si shitës peshku, Bajri po pinte kafe, autorët qëlluan 10 herë nga makina

Dy burrat kanë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend.

3 Qershor 2022, 07:59 Nga DOSJA
DETAJE/ Punonte si shitës peshku, Bajri po pinte kafe, autorët
Vrasja

SHKODËR-Naim Bajri, i afërmi i fisit Bajri u ekzekutua me armë zjarri teksa po pinte kafe. Bajri, punonte si shitës peshku pranë markatës së Rusit.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij, i cili ka mbetur i plagosur. Dy burrat kanë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend. Plumbat kanë kapur edhe një person tjetër i cili mbeti i plagosur. 

Policia ka mbërritur në vendin e krimit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Poll