Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta deri në 36°C, moti për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

3 Qershor 2022, 07:22 Nga DOSJA
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta deri në 36°C, moti
Moti

TIRANË- Java mbyllet me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll