Art&Argëtim

Këngëtarja serbe martohet me fustanin e dizenjuar nga Valdrin Sahiti, 20 mijë euro për të thënë 'PO' në altar

Këngëtarja shkoi drejt altarit me fustanin e dizenjuar nga Sahiti me vlerën e 20 mijë eurove si dhe një fustan tjetër për festën pas celebrimit.

2 Qershor 2022, 17:30 Nga DOSJA
Këngëtarja serbe martohet me fustanin e dizenjuar nga Valdrin Sahiti,
Katarina Grujic dhe futbollisti Marko Gobeljic

SERBI- Këngëtarja serbe Katarina Grujic dhe futbollisti Marko Gobeljic kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe fustani i saj përrallor erdhi nga dora e stilistit shqiptar Valdrin Sahiti.

Sipas mediave vendase, këngëtarja shkoi drejt altarit me fustanin e dizenjuar nga Sahiti me vlerën e 20 mijë eurove si dhe një fustan tjetër për festën pas celebrimit. Këngëtarja pritet të veshë dhe dy fustane të tjera, një të gjatë dhe një të shkurtër, të punuara nga Huso Corbic, stilisti i saj prej kohësh nga Bosnja.

Ato shkruajnë dhe për punën e stilitit nga Kosova, duke thënë se nga punimet e tij janë veshur dhe nga yjet botërorë si Kylie Jenner, Beyonce, Cardi B dhe Bebe Rexha. 

Sondazh

Poll