Art&Argëtim

Mbretëresha dërgoi makinën për të marrë Harry dhe Meghan nga areoporti

Makinat antiplumb i dërguan çiftin së bashku me fëmijët nga aeroporti Farnborough, Hants, në Frogmore Cottage, Windsor.

2 Qershor 2022, 12:28 Nga DOSJA
Mbretëresha dërgoi makinën për të marrë Harry dhe
Mbretëresha, Meghan Markle dhe princ Harry

MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeta II mblodhi dje familjen e saj përpara festës së Jubileut Platinum. Ajo i dërgoi makinat e saj për të marrë Harryin dhe Meghan kur ndaluan në auroport.

Sipas The Sun, çifti mbërriti fshehurazi me avion privat dhe u prit nga tre oficerët e mbrojtjes së Mbretëreshës. Makinat antiplumb i dërguan çiftin së bashku me fëmijët nga aeroporti Farnborough, Hants, në Frogmore Cottage, Windsor. Sipas një burimi të brendshëm ai tha se sipas mbretëreshësh kjo ishte mënyra më e sigurtë për familjen mbretërore.

Mbretëresha dërgoi makinën për të marrë Harry dhe
Makinat e dërguara nga Mbretëresha

Mbretëresha, 96 vjeç, do të shfaqet sot në ballkonin e Pallatit Buckingham për Flypast RAF. Dhe në mbrëmje do të kthehet në Kështjellën Windsor ku do të shtypë butonin për të ndezur fenerët e Jubileut Platinum.

Për të shënuar momentin historik, pallati publikoi një foto të re e bërë në apartamentet e saj private në Kështjellën Windsor. Ajo është fotografuar e veshur me një pallto dhe fustan ngjyrë blu të errët të filmës Angela Kelly të zbukuruar me perla dhe diamante.

Mbretëresha dërgoi makinën për të marrë Harry dhe
Elizabeta II

Në një mesazh të shpërndarë në programin e sotëm zyrtar të Jubileut të Platinumit, Mbretëresha e falënderoi ata që përgatitnin festa në rrugë dhe varnin bandat.

Sondazh

Poll