Art&Argëtim

Publikohet fotografia e parë e Robert Berishës dhe të dashurës së re

Së fundmi modelja Laureta Maqedonci ka publikuar një foto me Robertin në Instagram.

2 Qershor 2022, 11:29 Nga DOSJA
Publikohet fotografia e parë e Robert Berishës dhe të
Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci

TIRANË- Këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha disa javë më parë zbuloi se është në një lidhje të re dashurie. Ai në një intervistë bëri të ditur se po shijon një romancë të re me një vajzë të quajtur, Laureta Maqedonci.

Së fundmi modelja Laureta Maqedonci ka publikuar një foto me Robertin në Instagram. Disa ditë më parë ajo gjithashtu publikoi një video të robertit teksa performonte.

Publikohet fotografia e parë e Robert Berishës dhe të
Postimi i Laureta Maqedoncit

Kjo është lidhja e parë publike që Robert Berisha ka konfirmuar pas ndarjes me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka një vajzë. Që pas ndarjes ai u komentua për lidhjen me shumë vajza të showbizit por gjithmonë mbetën vetëm thashetheme.

Sondazh

Poll