Art&Argëtim

FOTO/ Johnny Depp fiton gjyqin, përlotet avokatja Camille Vazquez

Fotot nga momenti kur avokatët e tij morën vendimin e gjykatës bënë xhiron në rrjet.

2 Qershor 2022, 12:03 Nga DOSJA
FOTO/ Johnny Depp fiton gjyqin, përlotet avokatja Camille Vazquez
Camila Vazque

SHBA- Avokatja e Johnny Depp, Camila Vazque është përlotur pas fitores së gjyqit kundër aktores Amber Heard. Gjyqi, i cili zgjati disa javë përfundoi ditën e djeshme ndërkohë që Johnny Depp nuk ishte i pranishëm.

Të pranishëm ishin avokatët e Depp ku në sy ra avokatja e cila u përlot dhe përqafoi akovatët. Fotot nga momenti kur avokatët e tij morën vendimin e gjykatës bënë xhiron në rrjet. Vasquez spikati në gjyqin e Depp për inteligjencën dhe bukurinë e saj.

Sipas Proto thema, avokatja vuri në dukje gënjeshtrat e ish-bashkëshortes së Johnny Depp. Camille Vazquez është përfaqësuese e firmës ligjore Brown Rudnick Vasquez, e specializuar në çështjet e shpifjes dhe u përfshi në listën e avokatëve më të mirë në Amerikë për periudhën 2021-2022.

FOTO/ Johnny Depp fiton gjyqin, përlotet avokatja Camille Vazquez

Gjyqi i Depp dhe Heard i solli asaj një popullaritet të jashtëzakonshëm. Madje, fansat e aktorit e quajtën disa herë në rrjetet sociale si “mbretëresha” e gjyqit. Aktori ngriti një padi kundër ish-bashkëshortes së tij, për shpifje pasi kjo e fundit e akuzo në dhjetor 2018, në Washington Post se ai  kishte abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht gjatë martesës së tyre 15-mujore.

Sondazh

Poll