Art&Argëtim

Fitoi gjyqin, por a do të arrijë Johnny Depp të “ringjallë” karrierën e tij?

Sipas BBC, sondazhet tregojnë se shumë amerikanë ishin më të interesuar për dramën ligjore sesa për luftën në Ukrainë apo mundësinë e një vendimi historik për abortin nga Gjykata e Lartë e SHBA.

2 Qershor 2022, 16:16 Nga DOSJA
Fitoi gjyqin, por a do të arrijë Johnny Depp të
Johnny Depp

SHBA- Pas vendimit në Gjykatës në Virxhinia se aktorja Amber Heard shpifi për ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp duke u paraqitur si viktimë e dhunës në familje, vendimi mund të ndihmojë aktorin që të "ringjallet".

Sipas BBC, sondazhet tregojnë se shumë amerikanë ishin më të interesuar për dramën ligjore sesa për luftën në Ukrainë apo mundësinë e një vendimi historik për abortin nga Gjykata e Lartë e SHBA.

Mbulimi i gjyqit, i cili u transmetua "live" në televizion, mblodhi miliarda shikime në mediat sociale, ku dëshmuan agjentë të Hollivudit, kontabilistë dhe avokatë, të cilët u thirrën për të vlerësuar nëse Depp dhe Heard kishin dëmtuar karrierën e njëri-tjetrit.

Juristët dëgjuan nga Depp se ai humbi 22.5 milionë dollarë për vazhdimin e gjashtë të "Pirates of the Caribbean" për shkak të akuzave të Heard për abuzim ndaj tij. Nga ana tjetër, ekipi ligjor i Heard paraqiti dëshmitarë, të cilët pohuan se Depp tashmë kishte filluar të spostohej për shkak të "sjelljes së tij joprofesionale" që përfshinte abuzimin me drogën dhe alkoolin.

Në të njëjtën mënyrë, ndërsa anëtarët e jurisë dhe opinioni publik, siç portretizohet në rrjetet sociale, kanë mbajtur anën e Depp-it, megjithatë kjo nuk garanton që do të ketë mjaftueshëm të ardhura. Ndërkohë që Depp i kaloi ditët para vendimit duke dhënë koncerte rock në Angli me kitaristin Jeff Beck, ndoshta për të treguar se interesat e tij janë më të gjera se një rikthim në “Big Screen”.

Dhe nëse dëshiron të kthehet në ekranin e madh, nuk ka pse të kthehet në Hollywood. Ai mund të bëjë filma të pavarur, ku xhirimet zgjasin gjashtë deri në tetë javë, paga është 250,000 dollarë dhe protagonisti merr 25% të të drejtave të filmit por edhe ndoshta diçka tjetër.

 

Sondazh

Poll