Bota

Kremlini konfirmon se dhëndri i ish-presidentit rus Boris Yeltsin dha dorëheqjen si këshilltar i Putinit

Peskov konfirmoi se ai dha dorëheqjen si këshilltar para një muaji.

2 Qershor 2022, 14:12 Nga DOSJA
Kremlini konfirmon se dhëndri i ish-presidentit rus Boris Yeltsin dha
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se dhëndri i ish-presidentit rus Boris Yeltsin ka hequr dorë nga detyra e tij si këshilltar i papaguar i presidentit Vladimir Putin.

Sipas CNN, gjatë një interviste për mediat Peskov u pyet nëse Valentin Yumashev, i cili është i martuar me vajzën e vogël të Jelcinit, Tatyana Borisovna Yumasheva, shërben më si këshilltar i Putinit. Peskov konfirmoi se ai dha dorëheqjen si këshilltar para një muaji.

"Për sa i përket stafit, kjo është zyrtarizuar, u vendos që të mos publikohej dokumenti në faqen e internetit të Kremlinit, gjë që nuk kërkohet,”-tha Peskov.

Peskov nuk tha arsyen se pse Yumashev është larguar nga posti. Boris Yeltsin emëroi Putinin si kryeministër në gusht 1999. Kur Jelcin dha dorëheqjen mes skandalit më 31 dhjetor 1999, Putin u bë president në detyrë.

Vajza e Yumashev, Maria, postoi një foto të flamurit ukrainas më 24 shkurt kur Rusia pushtoi Ukrainën me mbishkrimin "jo luftës" dhe një emoji me zemër të thyer kjo mund të lidhet edhe me dorëheqjen e bashkëshortit të saj.

 

Sondazh

Poll