Bota

Pas akuzave të PDK ndaj Gërvallës e Damkës reagon 'Caritas Kosova': Dikush ka përdorur emrin tonë

Ministria e Zhvillimit Rajonal që drejtohet nga ministri Fikrim Damka dhe vetë Gërvalla kanë reaguar pas denoncimit të PDK-së, duke mohuar akuzat.

2 Qershor 2022, 13:48 Nga DOSJA
Pas akuzave të PDK ndaj Gërvallës e Damkës reagon
Gervalla

KOSOVË- Dje në një konferencë për media, Partia Demokratike e Kosovës ditën e djehsme ka akuzuar ministren e Jashtme, Donika Gërvallën dhe ministrin Fikrim Damka, se përmes një marrëveshje të lidhur me “Caritas”, kanë keqpërdorur 1.1 milion euro.

Sipas Express, Ministria e Zhvillimit Rajonal që drejtohet nga ministri Fikrim Damka dhe vetë Gërvalla kanë reaguar pas denoncimit të PDK-së, duke mohuar akuzat.

Ndërkohë sot ka reaguar organizata 'Caritas Kosova' me seli qendrore në Ferizaj, duke u distancuar nga një zhvillim i tillë dhe duke sqaruar se 'Caritas Kosova' nuk ka lidhje me një ngjarje të tillë.

Në një njoftim për shtyp Caritas thotë se është organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare dhe që ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër. Ata gjithashtu theksojnë se funksionimi i organizatave të tjera me të njëjtin emër në Kosovë është shkelje flagrante në reputacionin dhe emrin e Caritas Kosova.

Sondazh

Poll