Bota

Zelenskyy: Okupatorët rusë tani kontrollojnë 20% të territorit tonë

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se Rusia filloi luftën kundër Ukrainës tetë vjet më parë. Nga viti 2014 deri më 24 shkurt 2022, Rusia kontrolloi pothuajse 43,000 kilometra katrorë të territorit ukrainas, Krimenë dhe një të tretën e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

2 Qershor 2022, 14:04 Nga DOSJA
Zelenskyy: Okupatorët rusë tani kontrollojnë 20% të
Zelenskyy

UKRAINË- Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy trupat ruse tani kontrollojnë 20 për qind të territorit të Ukrainës, por forcat e mbrojtjes së Ukrainës kanë çliruar 1017 vende që kur Putin filloi pushtimin në shkallë të plotë.

Trupat ruse kanë pushtuar 3620 vendbanime në Ukrainë. 1017 prej tyre tashmë janë liruar, 2603 të tjerë duhet të lirohen. Sot rreth 20% e tokës sonë kontrollohet nga pushtuesit, gati 125 mijë kilometra katrorë. Është shumë më tepër se sa madhësia e gjithë Holandës së bashku,"- tha ai në një fjalim para politikanëve dhe popullit të Luksemburgut.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se Rusia filloi luftën kundër Ukrainës tetë vjet më parë. Nga viti 2014 deri më 24 shkurt 2022, Rusia kontrolloi pothuajse 43,000 kilometra katrorë të territorit ukrainas, Krimenë dhe një të tretën e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Zelensky shtoi se sot rreth 300,000 kilometra katrorë të territorit ukrainas janë "të kontaminuara" me mina dhe mjete të pashpërthyera. Përveç kësaj, 12 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 5 milionë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi.

Sondazh

Poll