Bota

Ndërron jetë në burg ish-kreu i kartelit të drogës kolumbiane

Orejuela, po vuante një dënim prej 30 vitesh në një burg në Karolinën e Veriut, ku dhe ndërroi jetë

2 Qershor 2022, 13:36 Nga DOSJA
Ndërron jetë në burg ish-kreu i kartelit të drogës
Gilberto Rodriguez Orejuela

SHBA-Ish-kreu i kartelit të drogës kolumbiane, Gilberto Rodriguez Orejuela ka ndërruar jetë në burgun e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një periudhë të caktuar, Orejuela kontrollonte pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në botë dhe ishte armiku kryesor i Pablo Escobar.

Sipas The Guardian, 83-vjeçari njihej ndryshe me nofkën “Lojtari i Shahut” për aftësitë e tij për të qenë një hap përpara rivalëve dhe ligjit. Por në vitin 1995, ai u arrestua në Kolumbi dhe më pas u ekstradua në SHBA në vitin 2004.

“Fëmijët dhe gruaja e Gilberto Rodríguez Orejuela informojnë me keqardhje se dje, e martë, 31 maj 2022, në orën 18:54, babai dhe burri ynë vdiqën nga një limfomë”, tha familja në një deklaratë.

Orejuela, po vuante një dënim prej 30 vitesh në një burg në Karolinën e Veriut, ku dhe ndërroi jetë. Orejuela drejtoi kartelin famëkeq Cali, së bashku me vëllanë e tij Miguel. Të dy ndërtuan një sipërmarrje të madhe kriminale që luftoi me Pablo Escobar dhe aleatët e tij në kartelin Medellín për kontrollin e tregtisë së drogës në Kolumbi.

Sondazh

Poll