Bota

Vuçiç takohet me Lajçak: Jemi të hapur për të vijuar dialogun me Kosovën

Presidenti Vuçiç shprehu përshtypjet e tij nga ky takim, duke thënë se është i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar biseda si dhe është shprehur optimist për vijimin e dialogun me Kosovën.

2 Qershor 2022, 13:53 Nga DOSJA
Vuçiç takohet me Lajçak: Jemi të hapur për
Lajcak dhe Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosobë-Serbi Miroslav Lajçak, ky u përqëndruan në disa çështje rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Vuçiç shprehu përshtypjet e tij nga ky takim, duke thënë se është i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar biseda si dhe është shprehur optimist për vijimin e dialogun me Kosovën.

"Si gjithmonë, një bisedë e hapur dhe e sinqertë me Miroslav Lajçak për situatën në rajon, si dhe për të gjitha temat me interes për të vazhduar në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën."-tha Vuçiç.

Vuçiç u shpreh se ata janë pajtuar me mendimin se përmbushja e detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit mbetet mesazhi kyç për çdo bisedë të mëtejshme me Prishtinën.

"Unë ritheksova përkushtimin e plotë të Republikës së Serbisë për vazhdimin e këtij procesi dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje kompromisi për të krijuar marrëdhënie më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. U pajtuam që bashkëpunimi rajonal, së bashku me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, është rruga e vetme e drejtë për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Sondazh

Poll