Bota

Lufta/ Rajoni i Donesku vazhdon të jetë nën sulmin e forcave ruse

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut, tha Kyrylenko.

2 Qershor 2022, 13:55 Nga DOSJA
Lufta/ Rajoni i Donesku vazhdon të jetë nën sulmin e forcave ruse
Ukrainë

UKRAINË- Kreu i administratës ushtarake të Donetskut, Pavlon Kyrylenko ka thënë ditën e sotme se në disa zona të rajonit në Ukrainën lindore janë nën sulme  të vazhdueshëm me raketa.

Sipas CNN, Kyrylenko përmes videolidhjes në një konferencë shtypi në Kiev tha se qytetet Bakhmut dhe Slovyansk janë ndër zonat më të bombarduara nga forcat ruse.

Ai gjithashtu u shpreh se tashmë trupat ruse po lëvizin përgjatë drejtimit Lyman-Izyum për të kapur territoret Sloviansk dhe Kramatorsk ndërkohë që edhe autostrada nga Bakhmut në Lysychansk vazhdon të jetë një pikë e cila po sulmohet vazhdimisht.

Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut. Në rajon kanë mbetur vetëm 340,000 nga 1.6 milionë njerëz që jetonin më parë.

(j.c)/dosja.al

 

 

Sondazh

Poll