Bota

Fitorja e mbrëmshme e Ukrainës i sjell gëzim ushtarëve të cilët luftojnë ndaj Rusisë

Teksa mijëra tifozë të Ukrainës ndodheshin në Hampden Park të Glasgow-t, ushtarët në Ukrainë u shkëputën disa çaste pushimi që të festonin fitoren. 

2 Qershor 2022, 13:25 Nga DOSJA
Fitorja e mbrëmshme e Ukrainës i sjell gëzim ushtarëve
Ushtaret ukrainas

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti të mërkurën fitoren e ekipit kombëtar të futbollit ndaj Skocisë në një lojë jetike në play-off të Kupës së Botës, duke thënë se fitorja do t'u sjellë gëzim ushtarëve që luftojnë kundër Rusisë.

Sipas Reuters, teksa mijëra tifozë të Ukrainës ndodheshin në Hampden Park të Glasgow-t, ushtarët në Ukrainë u shkëputën disa çaste pushimi që të festonin fitoren. 

Ukraina mbajti gjallë ëndrrën e saj për të arritur në finale, duke mundur Skocinë 3-1 në ndeshjen e saj të parë që nga pushtimi rus. Ukraina tani do të përballet me Uellsin të dielën me fituesin që do të marrë një vend në finale.

"Faleminderit djema! Dy orë lumturi, diçka me të cilën jemi bërë të pamësuar. Gëzim për ushtarët tanë, gëzim për të gjithë vendin. Ne të gjithë po luftojmë, secili në frontin e vet. Ne do të luftojmë, do të përballojmë gjithçka, do të fitojmë. Sepse ne jemi ukrainas"- tha Zelenskyy në një postim në internet.

Në ndeshjen e mbrëmshme kombëtarja ukrainase u përball me Skocinë ku arriti të fitonte 3-1 dhe do të përballet me Uellsin për një vend në “Katar 2022”.

Sondazh

Poll