Bota

Shqiptari nga Kosova dënohet me 46 muaj burgim, dëbohet për 7 vjet nga Zvicra

Sipas Tagblatt, gjatë seancës gruaja e tij u shpreh se ende po vuajnë pasojat nga ai aksident dhe jeta e tyre është kthyer përmbys.

2 Qershor 2022, 13:03 Nga DOSJA

 

Shqiptari nga Kosova dënohet me 46 muaj burgim, dëbohet për 7
Foto ilustruese

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova, 22 vjeç është dënuar me 46 muaj burg, dhe më pas do të dëbohet për 7 vjet nga Zvicra pasi shkaktoi një aksident. 

Sipas Tagblatt, gjatë seancës gruaja e tij u shpreh se ende po vuajnë pasojat nga ai aksident dhe jeta e tyre është kthyer përmbys.

Më 5 tetor 2019, 22-vjeçari në drejtimin e një BMW aksidentoi një mjet "Ford Focus" në të cilën ishin një grua dhe vajza e saj. Ato mbetën të lënduara rëndë. Gati 3 vjet pas aksidentit Gjykata e Qarkut e Dietikonit shpalli dje dënimin për të riun nga Kosova. 

 

Sondazh

Poll