Bota

Merkel thyen heshtjen për të denoncuar luftën 'barbare' të Rusisë

Merkel mbështet përpjekjet që po ndërmerren nga qeveria aktuale gjermane, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara

2 Qershor 2022, 11:11 Nga DOSJA
Merkel thyen heshtjen për të denoncuar luftën 'barbare'
Angela Merkel

GJERMANI-Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen e saj për pushtimin rus të Ukrainës.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën, e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje,” tha Merkel.

Sipas mediave të huaja, Merkel mbështet përpjekjet që po ndërmerren nga qeveria aktuale gjermane, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, NATO, G7 dhe OKB-ja “për të siguruar që kjo luftë barbare e agresionit nga Rusia të ndalet.

Ajo është kritikuar për përpjekjen për t’u angazhuar me president rus Vladimir Putin gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. 

 

Sondazh

Poll