Bota

Zonja e Parë e Ukrainës: Dhënia e territorit Rusisë nuk do t'i japë fund luftës

Zelenska tha gjithashtu se edhe nëse Ukraina heq dorë forcat ruse nuk do të ndalojnë kurrë por do të nisin sulme të reja. 

2 Qershor 2022, 10:53 Nga DOSJA
Zonja e Parë e Ukrainës: Dhënia e territorit Rusisë nuk do
Olena Zelenska

UKRAINË- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska gjatë një interviste për mediat amerikane tha se dhënia e territorit ukrainës, Rusisë do të thoshte “heqja dorë nga liria”.

"Ukrainasit nuk mund t'i pranojnë normalisht kërkesat e liderëve botërorë. Nuk mund të heqësh dorë thjesht nga… pjesë të territorit tënd është s të heqësh dorë nga liria,"-tha ajo.

Sipas CNN, Zelenska tha gjithashtu se edhe nëse Ukraina heq dorë forcat ruse nuk do të ndalojnë kurrë por do të nisin sulme të reja. 

"Edhe sikur të merrnim territore në konsideratë, sulmuesi nuk do të ndalej. Do të vazhdonte të ushtronte presion, do të shkonte më tej e më tej, do të vazhdonte të niste gjithnjë e më shumë sulme kundër territorit tonë,” -tha Zelenska.

Lufta në Ukrainë sot është në ditën e 99-të. Ndërkohë ushtria ruse ka avancuar në lindje dhe në këtë fazë të konfliktit duket i pandalshëm. ‘Tensione’ mes Moskës dhe ëashingtonit, pasi Joe Biden njoftoi dje se SHBA do të furnizojë Ukraniën me raketa “Hiamrs”, me rreze të mesme  të teknologjisë së lartë.

 

 

Sondazh

Poll