Bota

Përplasen me kamionin e parkuar! Aksident në Greqi, humbin jetën tre persona

Autori u mundua të fshihte krimin, duke futu në një të çarë muri, thikën dhe këmishën me gjak.

2 Qershor 2022, 12:47 Nga DOSJA
Përplasen me kamionin e parkuar! Aksident në Greqi, humbin jetën
Pamje nga aksidenti

GREQI- Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën kryesore të fshtit Galipsos të Kavallës, Greqi ku mbetën të vdekur tre persona.  Sipas Proto thema, një banor i fshatit ka treguar se dy personat kanë humbur kontrollin teksa ngisnin makinën ndërkohë janë përplasur me një kamion të parkuar.

"Ishte një ndjekje, ne thjesht nuk e kuptoi se si humbi kontrollin e makinës mjeti i pasagjerëve duke rezultuar në përplasjen e kamionit. Ajo që pashë ishte e tmerrshme, kamioni me pije u ngrit në ajër dhe automjeti u bllokua poshtë. Shoferi i pasagjerit dhe bashkëshoqëruesi mbetën të vrarë. Siç e pashë, të dy ishin të rinj dhe një i moshuar. E keqja për ne është se u vra një nga njerëzit tanë nga fshati Orfani, i cili në atë kohë po shkarkonte pijet në kafene,”-tha ai.

Përplasen me kamionin e parkuar! Aksident në Greqi, humbin jetën
Pamje nga aksidenti

Nënkryetarja e bashkisë së Paggaio, Olga Abatzia, e cila ndodhej në vendngjarje ka folur gjithashtu për tragjedinë.

"Makina e ndjekur nga policia, po hecte me shpejtësi ndërkohë që ka plagosur shoferin I cili ishte një nëpunës në një bodrum vere, i cili në atë kohë ishte duke shkarkuar mallin e tij. Makina e përplasi dhe e hodhi në një shtyllë të një karburanti afër vendit të ngjarjes. Vdekja e tij ishte e menjëhershme. Njeriu fatkeq ishte baba dhe momentet janë shumë të vështira për të gjithë ne,”-tha ajo.

Nga aksidenti drejtuesi i makinës, pasagjeri dhe një këmbësor kanë mbetur të vdekur nga aksidenti. 

Sondazh

Poll