Bota

Mediat serbe: Policia e Kosovës s’lejon liturgjinë në Kishën Ortodokse

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç, pretendon se po bëhet dhunë fetare ndaj serbëve në Kosovë, teksa akuzon kryeministrin Albin Kurti

2 Qershor 2022, 12:16 Nga DOSJA
Mediat serbe: Policia e Kosovës s’lejon liturgjinë në
Foto ilustruese

RUSI- Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, pretendonë se Policia e Kosovës nuk i ka lejuar besimtarët serbë që të kryejnë liturgjinë në Kishën e Shpëtimtarit. Sipas mediave Serbe, famulltari Stanisha Arsiç, ka thënë se Policia ua ka ndaluar ditën e sotme të kryejnë ritet në nder të Festës së Shpëtimtarit. Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kur besimtarët dhe klerikët u mblodhën para tempullit këtë mëngjes, pjesëtarët e policisë në numër të madh nuk i lejuan ata të afroheshin te Tempulli i Krishtit Shpëtimtar ose të hynin në shenjtërore,”- tha Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç, pretendon se po bëhet dhunë fetare ndaj serbëve në Kosovë, teksa akuzon kryeministrin Albin Kurti.

Prishtina ndalon serbët nga liturgjia në kishën e Krishtit Shpëtimtar, por lejon rindërtimin e shtëpisë së bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva. A janë këto vlera për Këshillin e Evropës?. Askush nuk duhet ti mbyllë sytë ndaj dhunës fetare të Albin Kurtit ndaj serbëve në Kosovë,” ka shkruar Petkoviç.

Priftërinjtë dhe besimtarët u detyruan të kthehen në kishën e Shën Nikollës pas ndërhyrjes së policisë. Sot ka qenë Dita e Shpëtimtarit, një festat e cila bie gjithmonë në të njëjtën ditë, të enjten, por data ndryshon sepse llogaritet dita e 40-të e Pashkëve. Hyjnia e Shpëtimit kishte rolin e mbrojtjes dhe shpëtimit tek njerëzit iu drejtuan atij me lutje.

 

Sondazh

Poll