Bota

Kërkojnë rritjen e pagave, profesorët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Maqedoninë e Veriut në protestë

Protesta është organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, në lidhje me pagat e ulëta, duke i konsideruar si më të ulëtat në rajon.

2 Qershor 2022, 12:24 Nga DOSJA
Kërkojnë rritjen e pagave, profesorët e Universitetit Shën
Proteste ne Maqedoni

MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e sotme në maqedoninë e Veriut po zhvillohet një protestë nga ana e profesorëve të universitetit Shën Kirili dhe Metodij.

Protesta është organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, në lidhje me pagat e ulëta, duke i konsideruar si më të ulëtat në rajon.

Pagat e të punësuarve në USHKM janë shumë të ulëta, madje disa herë më të ulëta se ato të Universiteteve në rajon”, thonë ndër të tjera ata.

Protesta u bë pasi Ministria e Financave javën e kaluar dështoi dhe kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive nuk u plotësuan.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll