Bota

‘Një ekskursion që s’do të ndodhë kurrë’, Ukraina përkujton 243 fëmijët e vrarë (Foto)

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kanë humbur jetën 243 fëmijë, ndërsa 200 mijë të tjerë janë dërguar kundër vullnetit të tyre në Rusi

2 Qershor 2022, 09:18 Nga DOSJA
‘Një ekskursion që s’do të ndodhë
Foto Ilustruese

UKRAINË-Ukraina ka përkujtuar 243 fëmijët e vrarë gjatë luftës së nisur nga Rusia me një “ekspozitë” në qytetin lindor, Lviv. Eventi interaktiv, që mbante titullin “Ekskursion që nuk do të ndodhë kurrë”, u realizua me autobusët e zbrazur të shkollave.

Sipas The Guardian, në fotografitë e mëposhtme janë shfaqur pamje teksa në serdilje të autobuzave kanë venosur disa lodra në vend të nxënësve, të cilat simbolizonin 243 fëmijë ukrainas të vrarë gjatë sulmeve ruse. ‘Kujdes! Fëmijë!” lexojnë tabelat që mbushin rrugët.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kanë humbur jetën 243 fëmijë, ndërsa 200 mijë të tjerë janë dërguar kundër vullnetit të tyre në Rusi. 

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll