Bota

Video/Momenti kur tërmeti “shkund” një shkollë në Kinë, nxënësit 'tmerohen'

Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër dhe la 14 të tjerë të plagosur.

2 Qershor 2022, 09:07 Nga DOSJA

Video/Momenti kur tërmeti “shkund” një shkollë

KINË- Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter 'goditi' dje Kinën. Sipas BBC, në videon e publikuar nga kanali televiziv shtetëror i Kinës, CCTV duken momentet e lëkundjeve të forta teksa ndihen në një shkollë në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Nxënës në panik shihen duke u ulur poshtë tavolinave të tyre dhe më pas dalin jashtë duke vrapuar me duart mbi kokë. Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya'an, goditi në një thellësi prej 17 km.

Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër dhe la 14 të tjerë të plagosur.

Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve. Fatkeqësia e fundit kujtoi një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun ëenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll