Sport

'Do ta vras'/ Goditi macen e tij, futbollisti i Premierligës dënohet nga Gjykata

Yoan Zouma, 24 vjeç, është dënuar me 140 orë shërbim në komunitet dhe gjithashtu është ndaluar të mbajë mace për pesë vjet.

1 Qershor 2022, 12:39 Nga DOSJA
'Do ta vras'/ Goditi macen e tij, futbollisti i Premierligës
Kurt Zouma

SHBA- Futbollisti i Premierligës, Kurt Zouma është dënuar me 180 orë shërbim në komunitet, pasi u deklarua fajtor për goditjen dhe shuplakën e një maceje, raporton Skynews.

Mbrojtësi i ëest Ham, u ndalua gjithashtu të mbajë mace për pesë vjet. Pamjet e filmuara në shtëpinë e Zouma dhe të postuara në Snapchat nga vëllai i tij, Yoan, u shfaqën në muajin shkurt.

Yoan Zouma, 24 vjeç, është dënuar me 140 orë shërbim në komunitet dhe gjithashtu është ndaluar të mbajë mace për pesë vjet.

Kurt Zouma pranoi dy akuza për shkaktimin e vuajtjeve të panevojshme për një kafshë të mbrojtur duke e shkelmuar në bark dhe duke e goditur në kokë në Gjykatën e Magjistraturës së Thames javën e kaluar.

"Betohem se do ta vras, betohem se do ta vras".- dëgjohej të thuhej në video.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll