Sport

Lukaku-Inter, marrëveshja duket e mbyllur, tani gjithçka varet nga Chelsea

Ditën e martë u zhvillua takimi mes avokatit të Lukakut dhe drejtuesve të Interit

1 Qershor 2022, 12:42 Nga DOSJA

Lukaku-Inter, marrëveshja duket e mbyllur, tani gjithçka varet nga

MILANO- Ditën e martë u zhvillua takimi mes avokatit të Lukakut dhe drejtuesve të Interit. ‘Gazzeta dello Sport’ konfirmon se është arritur një marrëveshje, aktualisht sulmuesi belg përfiton 15 milionë euro në sezon te Chelsea dhe lojtari është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën e tij vetëm të rikthehet te klubi zikaltër.

Inter mund të përfitojë falë lehtësimit të taksave nëse mbyll marrëveshjen deri më 30 qershor. Në Itali ai do t’i rikthehej rrogës së vjetër, pikërisht 7,5 milionë neto që në bruto përkthehet në 11 milionë euro.

Ndërsa Lukaku po bën gjithçka që mundet për të bindur Chelsean që ta lërë të shkojë, fjala e fundit mbetet e klubit londinez. Duke parë dëshirën e çmendur të sulmuesit, Chelsea mund të vendosë ta çojë në huazim, pasi vetëm kjo është zgjidhja e vetme, të paktën për momentin.

E.Ç (Dosja.al)

 

69440

Sondazh

Poll