Politike

Shkoi në Hagë për Thaçin, Rama: Më kishte marrë malli

Ai shtoi se kjo ishte gjëja e duhur në aspektin e detyrës, diçka që duhej bërë, por edhe nga ana vëllazërore.

31 Maj 2022, 23:24 Nga DOSJA

 

Shkoi në Hagë për Thaçin, Rama: Më kishte marrë
Edi Rama

 

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka komentuar takimin që ka zhvilluar me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Hagë, aty ku dhe po gjykohet. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se e kishte marrë malli sinqersiht. Ai shtoi se kjo ishte gjëja e duhur në aspektin e detyrës, diçka që duhej bërë, por edhe nga ana vëllazërore.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Më kishte marrë malli shkrova.

Fevziu: E thua sinqerisht apo për të kaluar radhën?

Blendi Edi Rama: Sinqerisht mo.

Blendi Fevziu: Ishte gjëja e duhur

Edi Rama: Unë besoj që ishte gjëja e duhur edhe në aspektin e detyrës, por në radhë të parë në aspektin vëllazëror, miqësor, por dhe në aspektin e detyrës, besoj ishte gjëja e duhur

Më 10 maj, për më shumë se 3 orë, kryeministri Edi Rama ka qenë në qelitë e paraburgimit në Hagë, ku ka takuar një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili akuzohet për krime gjatë luftës me Serbinë. Edhe pse në burg, Rama bëri me dije se Thaçi ishte në formë shumë të mirë. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll