Sport

Lamtumira emocionuese e Bale: “Ëndrra u realizua, madje shumë, shumë më tepër”

Sulmuesi uellsian ka publikuar një letër në rrjetet e tij sociale, teksa njofton përfundimin e aventurës së tij të bukur te Real Madridi

1 Qershor 2022, 11:38 Nga DOSJA
Lamtumira emocionuese e Bale: “Ëndrra u realizua, madje shumë,
Gareth Bale

SPANJE - Gareth Bale i ka dhënë fund kohës së tij te Real Madrid. Uellsiani ka publikuar një letër në rrjetet e tij sociale për t'i dhënë lamtumirë.

"Kam ardhur 9 vjet më parë si një djalë i ri, që doja të realizoja ëndrrën time për të luajtur për Real Madridin. Duke veshur fanellën e bardhë të lavdishme, duke mbajtur mburojën në gjoks, duke luajtur në ‘Santiago Bernabéu’, duke fituar trofe dhe duke qenë pjesë e asaj që është kaq i famshëm dhe i arritshëm vetëm nga pak, për të fituar Champions League”,- thuhet në tekstin e Bale.

“Tani mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them sinqerisht se kjo ëndërr u realizua dhe shumë e shumë më tepër. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe arritja e gjithçkaje që kemi arritur së bashku në Real Madrid ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme që nuk do ta harroj kurrë”,- vazhdoi ai. “Ka qenë nder, faleminderit!”,- thotë sulmuesi uellsian Gareth Bale në lamtumirën e tij.

Lamtumira emocionuese e Bale: “Ëndrra u realizua, madje shumë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll